Kuriozitete

A e dini, cila shenjë shkon me kë?

Dashi

Një lidhje pasionante mes shenjash zjarri. Janë konkurrues, por edhe socialë, sepse për ta është e rëndësishme të lidhin interesat dhe vlerat e tyre. Demi: Një lidhje frustruese. Energjitë e tyre janë të ndryshme për të shkuar në një ritëm. Mes tyre ka romancë dhe pasion, ç’ka mund t’i mbajë të lidhur me njëri-tjetrin. Binjakët: Janë mes sfidash. Dashi është njeri aksioni, ndërsa Binjakët mendimtarë. Ata kanë nevojë për dashuri reciproke, ndryshe distancat mes tyre do të zgjaten. Gaforrja:sunduar nga Hëna, Gaforret mund të jenë shumë të ndjeshme për Bricjapin, duke i marrë komentet dhe veprimet e tyre shumë seriozisht. Luani: Si shenja zjarri, janë në sinkron, mirëkuptohen mes tyre dhe kanë inteligjencën si kod komunikimi. Lidhja mes tyre është ideale. Virgjëresha: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Janë dy shenja që nuk kanë simpati mes tyre, ndaj nuk këshillohet një raport. Peshorja: Ka një mungesë harmonie të dukshme mes tyre, aq sa edhe dhuratat më të bukura nuk mund të bashkojnë Dashin me Peshoren. Akrepi: Pasioni që i lidh ata ka shumë mundësi të krijojë një dashuri të ndërsjellë mes tyre. Gjithsesi, nuk ka vend për sekrete, mund ta provoni. Shigjetari: Këto dy shenja zjarri në dashuri janë si magnet. Kur fillojnë e flasin, ata e kuptojnë se janë në qiellin e shtatë. Bricjapi: Bricjapi dashuron emocionet dhe bashkë me Dashin janë të aftë të rrëzojnë malet, veç për të arritur qëllimin. Ujori: Ky është një takim dashurie, i përsosur për t’u martuar. Asnjëherë mos dyshoni tek një lidhje dashurie mes tyre, sepse janë ideale. Peshqit: Dashi mund të jetë shumë i nxituar, por Peshqit janë ndjeshëm. Do të krijoni një lidhje interesante, por që në fund do t’ju bëjë me dhimbje zemre.

Binjakët

Dashi: Ka shumë sfida mes Dashit dhe Binjakëve. Ata të dy kanë nevojë për dashuri, ndaj kjo është mënyra e vetme për të fshirë të gjitha barrierat mes tyre, ç’ka forcon raportet. Demi: Shumë rallë ata mund të tërheqin fort njëri-tjetrin, por nëse kjo ndodh, ka shumë shance që të jetë një histori e bukur dashurie, plot emocione dhe të papritura. Binjakët: Ata mund të jetojnë mes tyre të lumtur e të gëzuar përjetësisht, sepse kanë të njëjtat interesa dhe janë tejet gazmorë. Gaforrja: Në përgjithësi ndajnë të njëjtat vlera, e sidomos pasionin për jetën dhe mirëqënien, ndaj kanë nevojë të përshtaten së bashku. Luani: Si rregull i përgjithshëm, Binjakët preferojnë të jenë në prapaskenë, ndërsa Luanët duan arenën. Një papajtueshmëri e cila nuk ka të ardhme. Virgjëresha: Ka një lidhje të fortë mes tyre, sepse ata udhëhiqen nga dija dhe intelekti. Binjakët duan lirinë, Virgjëresha karrierën. Peshorja: Nuk mund të gjendet mirëkuptimi mes dy shenjave të ajrit, por kjo nuk do të thotë që nëse e provojnë, mund të gjëjnë harmoninë. Akrepi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë. Binjakët janë natyrë misterioze, dhe Akrepi i urren sekretet. Nëse besimi mes tyre është thyer, ajo do të jetë e vështirë të ndreqet. Shigjetari: Edhe pse duket sikur nuk ka asnjë të përbashkët mes tyre, ajo që ka rëndësi mes dy shenjave është respektimi i hapësirës personale. Bricjapi: Binjakët janë drithërues dhe plot energji, ndërsa Bricjapi plot energji, shoqëruar me një aureolë misteri. Ujori: Të dyja shenjat e ajrit mund të ecin paralelisht shumë mirë në një lidhje të fortë dashurie. Peshqit: Nuk do ta besonit, por mes këtyre shenjave ka një pajtueshmëri të dukshme intelektuale, por kur vjen puna tek ndjenjat gjithnjë ka nevojë për një kompromis.

Gaforrja

Dashi: Nën pushtetin e hënës, Gaforrja e sheh me ndjeshmëri Dashin, aq sa i sheh me seriozitet vendimet që merr. Është nga ata që sheh të dy anët e medaljes. Demi: Pak nga pak ata arrijnë të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar një lidhje të thellë dashurie. Binjakët: Ata i bashkojnë shumë vlera, duke e filluar nga një miqësi të fortë, e cila pak nga pak tejkalon kufijtë. Gaforrja: Dy gaforre janë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre, ndaj përpiqen të ndërtojnë ndjenjat sa më afatgjatë, drejt një marrëdhënie të palëkundur. Luani: Kjo përballje nuk realizohet pa kompromis. Luani është lideri, por Gaforrja e thotë gjithmonë fjalën e fundit. Një dashuri e sinqertë, që kalon çdo sfidë. Virgjëresha: Një raport që ka dashuri dhe tërheqje, ndaj është një marrëdhënie e sigurt. Të dy ndajnë vlera të forta, edhe pse nuk marrin me lehtësi përgjegjësitë e tyre. Peshorja: Që të dy kanë një dashuri për kulturën dhe të bukurën, por kur dy botët e tyre takohen, jo doemos punojnë njësoj. Akrepi: Dy shenja uji që flasin të njëjtën gjuhë. Dashuri, pasion dhe stil jetese. Një lidhje e thellë që karakterizohet nga përkushtimi e kujdesi reciprok. Shigjetari: Nuk mund të ketë dallime mes tyre. Kur gaforrja lëndohet, të njëjtën dhimbje përjeton dhe Shigjetari. Kjo ndjenjë bazohet në miqësinë e fortë. Bricjapi: Shenja të kundërta, por që takohen shpesh. Respektojnë me mirëkuptim njëri-tjetrin, ndaj një histori dashurie mes tyre shihet me optimizëm. Ujori: Gaforrja ndjen me zemër, Ujori me kokë. Asgjë nuk është e pamundur mes tyre, duke krijuar bindjen se flaka mund të ndizet në çdo çast. Peshqit: Janë shenja uji, ndaj mes tyre ekziston një lidhje natyrale dhe e bukur shpirtërore. Një dashuri shpirtërore që zgjat gjithë jetën.

Luani

Dashi: Si shenja zjarri, ato sinkronizohen qartë, ndajnë të njëjtën botë dhe e kuptojnë atë sipas mënyrës së tyre. Në horizont një dashuri e fortë. Demi: Në përgjithësi nuk u pëlqejnë aventurat e shkurtra, kërkojnë shokun e jetës, por edhe mund të nxitohen në një lidhje. Binjakët: Ata duan lojë të vazhdueshme, nuk u pëlqen të kenë një lidhje ku ekzistojnë vazhdimisht grindja, problemet dhe mosmarrëveshjet. Gaforrja: Ecuria e lidhjes tënde me Luanin varet nga gjendja shpirtërore ku ndodhet ai në periudhën e njohjes suaj. Luani: Megjithëse duket i prapë dhe i paqëndrueshëm në jetën dashurore shfaqet erotik dhe entuziast. Nëse bie në dashuri, kërkon diçka afatgjatë. Virgjëresha: Ka gjasa të jetë një përballje e vështirë. Luani do të marrë kontrollin, ndërsa Virgjëresha nuk merr urdhra nga askush. Mbi çdo gjë, vlerësojnë inteligjencën. Peshorja: Ky duet dinamik di të shkëlqejë gjithmonë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe mund të kalojnë një kohë të gjatë bashkë. Akrepi: Shenja të forta dhe plot pasion; ato garantojnë në një lidhje një eksperiencë të fuqishme dhe të paharruar. Shigjetari: Të dy shenja zjarri, që e kuptojnë njëri-tjetrin. Një partneritet i mrekullueshëm. Pasionantë, por dhe konkurrues. Bricjapi: Nëse qëllimet e tyre janë të theksuara, ato mund të dashurohen çmendurisht, përndryshe nuk ka asnjë mundësi të jenë bashkë, qoftë edhe për disa çaste. Ujori: Në fakt ata janë të mahnitshëm nëse krijojnë një lidhje mes tyre, duke treguar pikësëpari përkushtim, ndaj konsiderohet një histori plot emocione. Peshqit: Vetëm pas tremujorit të parë të lidhjes suaj, nuk do të keni asnjë arsye të dyshoni tek Luani, e nëse e ka marrë lidhjen seriozisht, gjithçka që ju pret do të jetë një aventurë e bukur.

Virgjëresha

Dashi: Ky mund të jetë një bashkim i vështirë, sepse të dy kanë natyra krejt të kundërta mes tyre. E nëse ndodh diçka, të jeni të sigurt që nuk do të zgjasë. Demi: Këto shenja toke kanë një marrëveshje mes tyre: e kuptojnë njëri-tjetrin. Ndajnë të njëjtat tipare dhe duan përsosmëri. Binjakët: Mund të shkoni shumë mirë bashkë nga ana seksuale, të ndani pasionin, por nuk do të thotë se e shihni veten bashkë. Gaforrja: Aty ku ka dashuri, marrëdhënia është e sigurt, ndaj ky raport ka gjasa të jetë emocionues. Luani: Mënyra më e mirë për t’u përballur është të mos e marrësh seriozisht. Që t’i fitosh zemrën, mjafton të keni një rreth shoqëror dhe të komunikoni shpesh. Virgjëresha: Një histori e mbushur me harmoni edhe dramacitet. Kujdes kur zgjidhni partnerin, mund t’ju qëllojë një Luan që nuk zbutet lehtë. Peshorja: Ushtrojnë një tërheqje tek njerëzit që i rrethojnë falë inteligjencës depërtuese, por me Virgjëreshën, jo çdo gjë është kaq e thjeshtë. Akrepi: Nuk mund të ketë një lidhje të thellë mes tyre, por nuk dihet se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, pasi ata mund të ndërtojnë një raport të fortë. Shigjetari: Magjik në shumë nivele dhe tejet vizionar, ndërsa Virgjëresha orientohet pas detajeve. Ata mund të nxisin një raport të bukur dhe solid. Bricjapi: Me siguri e dini se Bricjapi është njeri me parime, i pëlqen tradita, ndërsa Virgjëresha është njeri që i kushton rëndësi seksit dhe eksperiencave. Ujori: Nuk është se mes tyre ka një magjepsje nga ato të përrallave: nëse Virgjëresha është e rregullt, Ujori jeton në kaos. Me siguri do të jetë diçka e paparashikueshme. Peshqit: Të kundërtat mund të tërhiqen. E nëse lidhja e tyre magnetike është mjaft e fortë, të dy do të jetojnë në një qiell të kaltër me diell.