Lajme

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti me një mesazh të qartë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit politik.

Në reagimin e tij, Abdixhiku kërkon nga Kurti që të përcaktohet nëse synon një marrëveshje politike me LDK-në apo sigurimin e 90 votave në bashkëpunim edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, nëse opsioni i dytë është i domosdoshëm për qeverinë, atëherë LDK nuk mund të ofrojë mbështetje. “Kur të merreni vesh, e trajtojmë,” thuhet në mesazh.

Abdixhiku thekson se në rast se Kurti zgjedh bashkëpunimin me LDK-në, atëherë duhet të nisë dialogu mes palëve. Ai shton se posti i presidentit do të propozohet nga LDK me përgjegjësi të plotë, duke mos përjashtuar edhe emrin e Vjosa Osmani, nëse sigurohen 66 vota për zgjedhjen e saj.

Ky qëndrim i LDK-së vjen në një kohë kur skena politike në vend mbetet e paqartë sa i përket formimit të institucioneve dhe sigurimit të shumicës parlamentare.

Të Ngjashme