Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, ku një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë pasi automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.
I moshuari, i identifikuar si Musa Sula, udhëtonte i vetëm në automjet dhe, si pasojë e përplasjes, ka mbetur i bllokuar brenda tij. Për nxjerrjen e 83-vjeçarit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Ai ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, testi i alkoolit, i kryer pas mbërritjes në spital, ka rezultuar negativ.
