Një shtetas polak, 43 vjeç, është arrestuar në afërsi të Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake për veprën penale të mashtrimit.
Policia bën me dije se 43-vjeçari, i identifikuar si Piotr Wojciechowski, u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e FAST Albania në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.
Pas arrestimit të tij, ka nisur bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës për përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Polonisë.
43-vjeçari do të ekstradohet në Poloni, ku kërkohet nga autoritetet për t’u përballur me akuzën e mashtrimit.
