Lajme

Kuçi u dënua me 1 muaj burgim me kusht

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht, i cili do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse nuk kryen ndonjë vepër tjetër.

Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Gjykatëses së Procedurës Paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, për paraqitjen e parë.

Kundër Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Sipas Aktakuzës së konfirmuar, thuhet se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, “gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, zoti Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.

Të Ngjashme