Lajme

Haga e dënon edhe Hajredin Kuçin

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, lidhur me akuzat që e ngarkonin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Sipas vendimit të trupit gjykues, Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht.

Ky dënim me burgim nuk do të ekzekutohet nëse ish-ministri i Drejtësisë nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti, pas së cilës dënimi do të konsiderohet i kryer.

Ky vendim vjen në kuadër të procesit të veçantë gjyqësor në Dhomat e Specializuara, ku Hajredin Kuçi bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre të akuzuar të tjerë u gjykuan për vepra që ndërlidhen me pengimin e drejtësisë.

Të Ngjashme