ShowBizzz

Alaudini dhe Yllka godasin nga ashensori

Alaudin Hamiti dhe bashkëshortja e tij, Yllka, kanë tërhequr vëmendje me një paraqitje të fundit të përbashkët në rrjete sociale. Ndonëse ajo është e angazhuar në projekte të rëndësishme në biznes, Yllka vazhdon të mbetet diskrete dhe larg ekspozimit publik.

Si producente ekzekutive e dy edicioneve të para të suksesshme të “Big Brother VIP Kosova”, ajo ka qenë pjesë kyçe e këtij formati, por pa u shfaqur në media, shkruan “Kosovarja”.

Deri më tani, Yllka Sedellari-Haniti nuk ka dhënë intervista dhe nuk ka zgjedhur të jetë figurë publike, duke ruajtur profil të ulët në raport me publikun.

Megjithatë, Alaudini ndan herë pas here momente nga jeta e tyre e përbashkët. Në një prej fotografive të fundit nga ashensori, çifti shfaqet me stil të kuruar dhe paraqitje moderne, duke dëshmuar një harmoni të natyrshme edhe në daljet e rralla publike.

Të Ngjashme