Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku temë diskutimi ishte anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, shkruan “Bota sot”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë vazhduar bisedën lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit, duke vlerësuar se ky hap do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Postim i plotë:
Në takimin që patëm sot në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, vazhduam bisedën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.
Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
