Lajme

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Kosova ka kërkuar sqarim nga Komisionin Evropian dhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, pas interpretimit të këngës serbe kundër Kosovës, në një aktivitet  në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së.

Pas kësa ngjarje kanë reaguar Jeton Zylfaj Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Agron Bajrami përfaqësues i Kosovës për bisedimet me Serbinë në nivelin e kryenegociatoresh dhe ambasador i Kosovës në Bruksel.

Zulfaj ka thënë se nacionalizimi serb nuk duhet të ketë vend në aktivitetet e  Bashkimit Evropian, duke thënë se ndihen të indinjuar për atë cfarë ka ndodhur.

“Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që është shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po shtypte popullin tonë, është interpretuar në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një aktivitet i Bashkimit Evropian për zgjerimin nuk mund t’i japë hapësirë nacionalizmit serb. Presim që Komisionerja Kos të shpjegojë se si ka ndodhur kjo, çfarë masash do të ndërmarrë për këtë çështje dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

Atë se çfarë ka ndodhur në  koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, e ka dënaur edhe Agron Bajrami.

Ai ka thënë se kjo nuk është shkëmbim kulturor, por haptas është promovimi i pretendimeve të Serbisë mbi territorin e Kosovës.

“Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe Komisionerja Marta Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor. Vlerat evropiane, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe kredibiliteti i procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi aspirues për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bajrami.

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Të Ngjashme