ShowBizzz

Angela Martini për ditëlindjen e saj i bënë dhuratë Shkodrës

Ish miss Albania 2010, Angela Martini, edhe pse nuk jeton në vendlindje ajo ka treguar vazhduar  mbështetje për Shkodrën e saj.

Me rastin e ditëlindjes së 37-të, modelja i ka dhuruar vendlindjes një fushë sportive për volejboll dhe basketball.

TS Poll - Loading poll ...

Lajmin e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Postimi i plotë:

“Secili prej nesh ka rrugën dhe rrugëtimin e tij në jetë. Jemi të zënë çdo ditë me problemet dhe synimet tona. Por nëse ndonjëherë përpiqemi për një sekondë të ndajmë dashurinë përreth dhe të ndihmojmë njerëzit e tjerë, kjo na mbush me lumturi dhe gëzim.
Jam e lumtur që pata një mendim të tillë dhe ndihmova sadopak qytetin tim të lindjes – Shkodrën. Eshte nje projekt i bukur i financuar nga Fondacioni Angela Martini qe perfundoi sot”.

Fusha është për të gjithë të rinjtë e Shkodrës dhe është e pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej.

Kujtojmë se, gjatë tërmetit të 2019-tës ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.