Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Pikën Kufitare në Merdarë, pasi dyshohet se kanë paraqitur dokumente udhëtimi të falsifikuara.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 shtator 2026, rreth orës 18:00.
Të arrestuarit, një mashkull dhe një femër, gjatë kontrollit në pikën kufitare kanë prezantuar dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve” dhe po hetohet nga organet kompetente.
“PKK. Merdare 02.09.2026 – 18:00. Janëarrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) shtetas të Turqisë pasi të njëjti kanë prezantuar dokumente udhëtimi të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
