Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave.
Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
“Lipjan 06.11.2026 – NN.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.
