Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.
Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve e kanë arrestuar të dyshuarin më 7 tetor, pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave lidhur me rastin.
I dyshuari, mashkull kosovar madhor, dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person.
Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
