Lajme

Atentati ndaj Ervis Martinajn (i zhdukur) dhe Erigers Mihasit (i ekzekutuar), ja sa vite burg kërkon SPAK për “Princin Damian”, Leonard Dukën!

SPAK ka kërkuar dënimin me burg për dy të pandehurit e përfshirë në sigurimin e kushteve për të vrarë Ervis Martinajn (i njohur si “Mbreti i Basteve”) dhe Erigers Mihasin, i pari i zhdukur, i dyti i vrarë në një atentat.

SPAK ka dhënë pretencën për 2 të akuzuarit.

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhi.

Kjo çështje është fraksion i dosjes ‘revanshi’ ku u zbardhen mijëra komunikime në aplikacionin Sky Ecc.

Kujtojmë se, Leonard Duka (i njohur si “Princi Damian”) më herët është dënuar me 30 vite burg si kreu i grupit kriminal qe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.

Të Ngjashme