Lajme

‘Mjafton ndezja e një drite dhe mund të shpërthejë gjithçka’/ Eksperti zbulon sensorin 25 euro që shpëton jetë, bën thirrje urgjente: Mos përdorni më bombola gazi nëse…

Shpërthimi dje në një pallat pesë katësh në Elbasan pas rrjedhjes së gazit, la dy viktima dhe 10 të lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi. Azmer Duleviç, inxhinier elektrik, përmes një emisioni televiziv tha se për shpërthimin mjafton veç një shkëndijë e vogël qoftë edhe ndezja e një drite.

“Nëse ka rrjedhje gazi për një kohë të caktuar, mund të jetë mbushur dhoma. Mjafton një shkëndijë e vogël, qoftë edhe ndezja e llambës, së dhomës mund të kthehet në shpërthim, pra dhe shpërthen dhe fuqia është jashtëzakonisht shumë e madhe nëse gazi ka qenë i izoluar në atë ambient dhe mund të të shpërthejë edhe murin, soletën, pra të gjithë le të themi ambientin përreth.

Ne duhet të marrim masa për të parandaluar ngjarje të tilla. A ka objekte që i kanë këto sensorë? Pra sensor tymi, sensor temperature, sensor gazi, rrjedhje gazi, një sensor i tillë mund të shpëtojë jetën e banorëve. Nëse do ishin këto sensorë, do ishte aktivizuar sistemi i alarmit dhe do ishte parandaluar kjo situatë. Po si jepen këto leje? Si mund të vazhdohet në këto lloj forme?”, tha Azmer Duleviç.

Për të shmangur tragjedi të tilla, Duleviç shprehet se duhet të bëhet me ligj që duhet të ushtrohen kontrolle si në pallatet e reja dhe në ato ekzistuese në lidhje me pjesën e gazit dhe vendosjen sensorëve që të paralajmërojnë në rast rreziku.

“Kanë humbur jetën dy persona, ka rënë soleta, janë tetë të tjerë që janë në spital. Pra duhet bërë me ligj kjo pjesë. Duhet të detyrohen qoftë pallatet e reja, por edhe të bëhet një kontroll dhe një organizim edhe pallateve ekzistuese,. Sepse ti mund t’i kesh te shtëpia jote. I ke në rregull të gjitha, edhe pjesën e gazit dhe pjesën elektrike e të gjitha me radhë, por nuk i ka komshiu. Dhe kjo gjë në vitin 2026 është e papranueshme pasi kjo nuk kushton shumë, por ka mungesë vullneti dhe këtu duhet të dëgjohen qytetarët, këtu duhet të dëgjohen ekspertët, sepse këto sensorë që unë tregova duhet t’i ketë çdo shtëpi, duhet t’i ketë çdo shkollë, duhet t’i ketë çdo institucion shtetëror. Kështu parandalojmë, tragjedi të tilla, parandalojmë zjarrin, parandalojmë rrjedhjet e gazit që më pas çojnë në fatalitet dhe në humbjen e jetës së qytetarëve dhe kjo gjë duhet të marri fund”, tha ai.
Duleviç shprehet se vendosja e sensorëve të tillë në shtëpi parandalojnë tragjedi si ajo e Elbasanit dje.

“Nëse ti nuk e merr zjarrëfikse në telefon, pra aty jo do të digjesh, por shkon pastaj në fatalitet dhe kjo vendoset në ambiente, vendoset nëpër dhoma. Pra si është në çdo vend europian. Kush na dëgjon jashtë Shqipërisë, e kupton shumë mirë çfarë unë jam duke thënë këtu te ne duket si diçka e panjohur sepse nuk e kanë qytetarët, nuk e dinë që ka sensor zjarri, nuk e dinë që merren masa për të parandaluar këto situata dhe për këtë arsye unë kam folur shpesh madje dhe bashkë e kemi thënë duhet të merren masat sot”, tha ai, teksa shtoi se kushton vetëm 25 euro.
Duleviç tha se një vëmendje duhet duhet t’i kushtohet edhe vendet se ku i mbushin qytetarët bombolat e gazit. Për inxhinierin bombolat që përdoren nga qytetarët për gatim ose ngrohje duhet të kenë vende specifike ku mbushen, jo në karburant.

“Shumica e qytetarëve e di ku i mbushin bomblat. E mbushin aty ku mbushin një pjesë e atyre që kanë makinat me gaz te karburant. Pra duhet të ketë pika të specializuara pikërisht për këtë punë ti pra që të merren vetë me mbushjen e bombulave të gazit. Pra që të bëhet edhe kontrolli i gominave, i valvulave, pra kontrolli teknik i tyre tek pika që ti e mbush bombulën kur e përdor njëherë në muaj, njëherë në dy muaj, kur bëhet mbushje me gaz, kush i ka këtu vjen karburant atje, ai thjesht e mbush edhe ec.

Pra, nuk e shikon as pjesën e gominës, as pjesën e e valvulave që mund të vendosen, që mund të kenë fare dhe prandaj ne vijmë në këto situata, por unë kam një thirrje bërë qytetarët ë më mirë harxho 5 lekë më shumë, përdor energjinë elektrike ose forma të tjera sesa bombulat e gazit, sepse në momentin që ti nuk i ke të kontrolluara apo të çertifikuara, rrezikon se mirë shpërthimi, por nga rrjedhja e gazit mund të humbasësh jetën edhe kur je në gjumë”, përfundoi ai.

Të Ngjashme