Lajme

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas parregullsive të konstatuara gjatë inspektimeve në terren.

Siç bëhet e ditur në njoftim, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë për shkak të moszbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas Inspektoratit, punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve./teve1.info/

Të Ngjashme