ShowBizzz

Bearti i “Përputhen” do të bëhet baba, zbulohet gjinia e bebit

Në dhjetor të vitit të kaluar, ish konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi, bëri me dije se është në një lidhje të re dashurie.

Me anë të disa postimeve në Instagram, ai tregoi se ditën e ditëlindjes nuk e kaloi vetëm, por me të dashurën e tij në krah.

Bearti madje ndau me ndjekësit edhe urimin special dhe fjalët e zemrës që ajo i kishte dedikuar.

TS Poll - Loading poll ...

Më pas, Bearti bëri të ditur për hapin e rëndësishëm që kishte marrë. Ai tregoi se i ka dhënë fund beqarisë, duke treguar edhe pamje nga momenti i propozimit për martesë.

“Ajo tha ‘Po’”, shkroi Bearti në postimin krahas pamjeve romantike me vajzën ne bregdet, identitetin e të cilës nuk e ka bërë ende të ditur.

E teksa ndjekësit nuk ishin mësuar ende me të rejat nga Bearti, ish-konkurrenti i “Përputhen” tregoi se do të bëhet baba për herë të parë.

Ndërsa sot, ai ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Bearti ka treguar se do të bëhet baba i një vajze.

“Është një vajzë”, shkroi Bearti krah postimit.