Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Përmes një deklarate, Behrami ka thënë se Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale janë të interesuara që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione funksionale të Kosovës.
Sipas tij, kësaj liste mund t’i bashkohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Të interesuar që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione të Kosovës janë: Serbia, Lista Serbe, Gjykata Speciale. Sot mund t’u bashkëngjitet këtyre edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Behrami./teve1.info/
