ShowBizzz

Bleros nuk po i ecën me dashurinë, pas Afronës ndahet edhe nga partnerja tjetër

Blero Muharremit duket se nuk po i ecën me dashurinë kohët e fundit. Këngëtari ka qenë shumë i komentuar për jetën private pas ndarjes nga Afrona dhe së fundmi konfirmoi edhe lidhjen e re të dashurisë. Ai e prezantoi partneren e re bjonde me një postim në Instastory, por nuk e zbuloi identitetin e saj.

Madje i bëri dhe një dedikim për ditëlindje, por teksa u duk që gjithçka po shkonte mirë në aspektin e lidhjes, një postim i Bleros ka habitur jo pak.

“Dhe ajo u bë 26 vjeçe. Fund”, ka shkruar Blero duke ngjallur pikëpyetje.  A mori fund lidhja e re e dashurisë? A ishte ky postim një mesazh i koduar?

Për më tepër ai ka fshirë edhe fotot duke shtuar më shumë dyshimet për një tjetër ndarje.