Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, plagoset rëndë një person

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 12:20 në qytetin e Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

“Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij”,ka thënë Bytyqi.

Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./teve1.info/

Të Ngjashme