![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/cfare-marredhenie-ka-kiara-me-menaxheren-e-luizit_649aa977d3ea3.jpeg?resize=1080%2C694&ssl=1)
Kiara Tito është një nga vajzat më të përfolura në showbizin shqiptar.
Lidhja me Luiz Ejllin e ka vënë në qendër të mediave rozë, e çdo lëvizje e saj komentohet.
Tashmë që ajo përfundoi xhirimet e ‘Kepi i Vip-ave’ është më e lirë, për të qëndruar pranë Luizit (kur ky i fundit ndodhet në Shqipëri e jo në koncerte).
Luizi është i angazhuar në projekte të ndryshme, si në muzikë dhe në filma, ndaj koha e kaluar me Kiarën është ajo që përbën interes për publikun.
E të gjithë pyesin, si është marrëdhënia e Kiarës me kolegët e Luizit, e mbi të gjitha me menaxheren e tij, Petrinën.
Epo kjo foto e postuar nga Kiara i vë ‘kapakun’.