ShowBizzz

Çitaku: Rita nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas shpërndarjes së një videoje ku këngëtarja Rita Ora shihet me flamurin serb në duar.

Çitaku i ka dalur në mbrojtje Rita Orës, duke thënë se artistët e sportistët e Kosovës kanë depërtuar aty ku s’ka mundur as diplomacia.

“E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo ka shtuar se Rita Ora në çdo intervistë dhe paraqitje ka folur për rrënjët e familjes.

“Faleminderit Rita ❤️”, ka shkruar Çitaku.