ShowBizzz

Dasma e Dua Lipës nga 5 deri më 7 shtator, zbulohen detaje të reja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kësaj radhe për jetën e saj private.

Gazetari Erdis Deraci, duke raportuar drejtpërdrejt nga Italia në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka bërë të ditura disa detaje rreth dasmës së mundshme të artistes.

Sipas tij, po qarkullojnë informacione se ceremonia e dasmës mund të mbahet këtë vit në Palermo, në rajonin e Sicilisë.

Ai theksoi se lajmi ka ngjallur interes të madh në Itali dhe se burimet lokale e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.

Të Ngjashme