Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kuvend përbëjnë shkatërrim të rendit kushtetues.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e organizimit të protestave, duke theksuar se një reagim i tillë është i pashmangshëm.
“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore,” ka shkruar Haradinaj.
