LifeStyle

Detajet – Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, zbulohet emri i djalit

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër për herë të parë së bashku. Çifti mirëpriti djalin e tyre këtë të premte, më 10 korrik 2026.Vogëlushi ka marrë emrin Aleksandër, ndërsa sipas informacioneve ai ka ardhur në jetë rreth orës 05:30 të mëngjesit. Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raportoi se si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhja mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit u bë publike rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti ata kurorëzuan martesën në një ceremoni private.

Për Princ Lekën, Aleksandri është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i Geraldinës, vajzës së tij nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia.

Të Ngjashme