Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.
Moderatorja e njohur ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi politik.Në një moment kur kryeqyteti po përjeton protesta të ashpra dhe ndërhyrje të shumta policore, deklarata e saj merr një domethënie të veçantë politike, pasi vë në diskutim idenë se pushteti mund të vendoset mbi interesin e qytetarëve.
“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!
Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi.
Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!
Na mbro, o Zot!”, shkruan Alketa Vejsiu.

