Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimić, ka deklaruar se vetëm Bashkimi Evropian ka fuqinë për ta detyruar Serbinë të ndërmarrë veprime konkrete në lidhje me rastin e Banjskës.
Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar mund të rrisë presionin për ekstradimin e Milan Radojičić, i akuzuari për sulmin terrorist në Banjskë, si dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajon.
“Vetëm BE-ja mund ta detyrojë Serbinë të veprojë në lidhje me Banjskën. Bëhet fjalë për para që Serbia duhet t’i tërheqë nga fondet evropiane. Komuniteti ndërkombëtar mund të ushtrojë presion mbi Beogradin për të ekstraduar Radojiçiqin dhe për të normalizuar marrëdhëniet”, ka thënë ai.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy të akuzuar me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist të shtatorit 2023 në Banjskë dhe një tjetër me 30 vite burgim./teve1.info/
Samo Eu može naterati Srbiju da deluje u vezi sa Banjskom.U pitanju je novac koji Srbija treba da povuče iz
Evroprkih fondova.Medjunarodna zajednica može da izvrši pritisak na Beograd da izruči Radojičića Prištini i utičti na dijalog i normalizaciju odnosa.— Radomir Dimic (@radomir_dimic) April 25, 2026
