![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/dua-lipa-ka-sot-ditelindjen-vemendjen-e-merr-urimi-i-prinderve-te-saj_64e49c1d6ae83.jpeg?resize=1140%2C630&ssl=1)
Dua Lipa ka sot ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare me famë botërore feston 28-vjetorin. Në këtë ditë speciale Dua ka marrë urime të shumta, por urimin më të bukur duket se e ka marrë nga prindërit e saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.
“Gëzuar ditëlindjen Dua! Jeta jote është një aventurë e mrekullueshme dhe ti je e bukur brenda dhe jashtë! Të dish që të duam thellësisht! Të dua pafund”, shkruan Anesa.
Ndërsa Dukagjini ka postuar disa foto me Duan që nga fëmijëria e deri ditët e sotme.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo së qenuri e mrekullueshme. Të dua”, shkruan ai.