ShowBizzz

“E dini besoj që bëra sikur vdiqa, apo jo”, çfarë po ndodh në Facebook-un e Maradonës

Prej disa orësh, profili i Diego Armando Maradonës në Facebook është hakeruar. Si foto profili është një foto e brazilianit Pele, e shoqëruar me shkrimin “Idhulli im më i madh”.

Gjithashtu, janë postuar disa mesazhe makabre, shumica e të cilëve është arritur që të fshihen. Ajo që bëri më shumë bujë kishte lidhje me vdekjen e Maradonës, në nëntor të vitit 2020: “E dini besoj që bëra sikur vdiqa, apo jo?”.

Familja e Maradonës ka konfirmuar nëpërmjet Instagramit që bëhet fjalë për një sulm.

TS Poll - Loading poll ...

Në orët e fundit ka pasur dhjetëra postime anormale në profilin e legjendës së futbollit, që ka mbi 12 milionë ndjekës në Facebook, të tilla si: “Nuk ka coca këtu në Parajsë, vetëm Pepsi”, “CR7 është m…, jetë të gjatë Messit” dhe “Jetoj në Indonezi”.

Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, u publikua një tjetër postim enigmatik: “Jam njëri prej atyre që kanë akses në këtë profil. Një profil rus i ka dhënë personave të ndryshëm akses këtu. Bëhet fjalë për njerëz nga vende të ndryshme të botës. E kam bërë “report” këtë gjë dhe ju ftoj të gjithëve të bëni “report”, thjesht për respekt të Diegos”.