Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga fqinji i tij në Leposaviq.
Sipas raportit policor, ankuesi, ka deklaruar se pas një kanosjeje nga fqinji i tij, rasti është denoncuar në Polici.
Njësitet policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për ta intervistuar, mirëpo ai nuk është gjetur aty. I dyshuari aktualisht është në kërkim.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
