Lajme

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë në Tiranë

Partia Socialiste ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në kryeqytet, ku shkruan se dhuna nuk është zgjidhje.

Po ashtu, ajo shprehet se Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën në të kaluarën.

Përmes një postimi në Facebook, PS ka postuar video nga kaosi që ka mbërthyer Tiranën, në të cilat shfaqen protestuesit duke shkatërruar ministritë.

“DHUNA NUK ËSHTË ZGJIDHJE! Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona. Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë,” shkruhet në reagimin e PS.

Të Ngjashme