Policia e Tiranës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të 8 gushtit 2026 në zonën e Tufinës, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës private të një 72-vjeçari.
Për ngjarjen janë shpallur në kërkim tre vëllezër, Ervis Alla, 39 vjeç, Altin Alla, 43 vjeç dhe Maksim Alla, 41 vjeç, të cilët sipas Policisë kanë precedentë të mëparshëm penalë.
NEWS Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat, çfarë duhet të diniShpërthimi ndodhi rreth orës 00:30 në derën e banesës së shtetasit J. M. dhe shkaktoi dëme të pakta materiale.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan operacionin e koduar “Motivi”, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Sipas Policisë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi i provave dhe informacionet e siguruara gjatë hetimit, u arrit në identifikimin e tre vëllezërve si autorë të dyshuar.
NEWS Pas daljes së Beqajt nga burgu, vajza e ish-ministrit heq dorë nga shtetësia shqiptare! (Dekreti i Presidentit)Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se tre personat kanë vepruar në bashkëpunim.
Ata janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tre të kërkuarve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NEWS “Po të isha mashkull”- Çfarë i tha Brikena Mateos që e habiti?Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
