Lajme

EMRI/ U godit në kokë te “Rruga e Elbasanit”, kush është protestuesja që u dërgua me urgjencë te Trauma (GJENDJA E SAJ)

Evanthi Pango është e reja që mbeti e plagosur pak minuta më parë gjatë protestës në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Nuk ka ende një verdikt zyrtar se me çfarë është goditur në kokë e reja, megjithatë ajo ishte i pranishme gjatë marshimit të protestuesve te “Rruga e Elbasanit”.

Burimet paraprake bëjnë me dije se Pango nuk paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo është e vetëdijshme, komunikon dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Të Ngjashme