Sfilata e Zimmermann për koleksionin pranverë/verë 2027 u shoqërua edhe me një spektakël mode në tapetin e të ftuarve në Paris.
Mes emrave më të spikatur ishin Jessica Alba dhe Naomi Watts, të cilat sollën dy stile krejt të ndryshme.
Jessica Alba zgjodhi një kostum krem me jelek të shkurtër dhe pantallona shumë të gjera, duke luajtur me kontrastin mes pjesës së sipërme të strukturuar dhe prerjeve oversize. Një çantë bordo i dha ngjyrë kombinimit minimalist.
Naomi Watts preferoi një fustan të gjatë ngjyrë shampanje me dantellë transparente, të cilin e kombinoi me një xhaketë të shkurtër të zezë prej lëkure. Kontrasti mes elegancës romantike dhe stilit urban e bëri pamjen veçanërisht tërheqëse.
Në mesin e të ftuarave të tjera u dalluan edhe María Pedraza, Camille Razat dhe Sarah Snook, me kombinime që sollën dantellën, transparencën, teksturat e lëkurës dhe nuancat neutrale në qendër të vëmendjes.
Sfilata tregoi se moda e vjeshtës mund të jetë një lojë e suksesshme mes prerjeve klasike, volumit, teksturave dhe detajeve luksoze.

