LifeStyle

Garuesit – Pritjes i erdhi fundi! Finalja e madhe e Ferma VIP 3, kush do të jetë fituesi i këtij edicioni

Nis finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur të momentit, Ferma VIP 3.

Pesë fermerë në garë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh. Poetja Mimoza Ahmeti, balerini Ilir Shaqiri, këngëtarja Soni Malaj, DJ Bujaka apo aktori Vis Pupa, kush nga fermerët do të rrëmbejë votat e pubikut?

Mbrëmja e sotme pritet të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm, i mbushur me emocione, surpriza, rikthime të ish-fermerëve, momente të paharrueshme dhe një bilanc të plotë të një sezoni që ka thyer rekorde diskutimesh dhe shikueshmërie.

Të gjithë ish-konkurrentët do të rikthehen për të përjetuar së bashku natën më të rëndësishme të këtij edicioni, ndërsa publiku do të vendosë se kush meriton të ngrejë trofeun e Ferma VIP 3.

Finalja premton spektakël dhe zhvillime të forta.

Të Ngjashme