ShowBizzz

Georgina Rodriguez merr vëmendje me një tjetër dukje në Kanë

Georgina Rodriguez i ka mahnitur edhe një herë të gjithë me paraqitjen e veçantë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Modelja tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari.

Veshja me prerje sirene ia theksoi në masë të madhe fizikun në eventin prestigjioz të mbajtur në Francë.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo bëri gjithashtu që modelja të dallohej mes të pranishmëve të tjerë në eventin e këtij viti.

Për të kompletuar dukjen, ajo kishte vënë flokët mbrapa, të cilat njëherësh përputheshin me grimin.

Georgina kishte vënë edhe bizhuteri, duke përfshirë një unazë, byzylykë të shumtë dhe vathë gurësh të çmuar në nuanca argjendi dhe ari.

Përveç pamjes së jashtëzakonshme, ajo dha një ngrohtësi, duke i lejuar fotografët të kapnin pamjet perfekte.

Këto ditë ndërkohë ka pasur aludime të shumta rreth raportit të zeshkanes me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldon.

Megjithatë, çifti nuk kanë deklaruar akoma asgjë deri më tani.