Kuriozitete

Gjatë vitit 2022 lindën 31 mijë e 420 fëmijë, 810 nga ta binjak

Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 31 mijë e 420 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 22 mijë e 632 lindje kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 615 janë meshkuj apo 51.3 për qind dhe 11 017 janë femra apo 48.7 për qind.

Ndërkaq jashtë Kosovës janë kryer 8 mijë e 788 lindje.

Të lindur binjak në vitin 2022 brenda dhe jashtë Kosovës, janë regjistruar 810 foshnje.

Më së shumti lindje ishin sipas grup-moshës së nënës 25-29 vjeç me 10 671 lindje.

Ndërksa emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për femra ishin: Ajla (372 foshnje), Dua (289 foshnje), Bora (259 foshnje), Hana (242 foshnje), dhe Inara (230 foshnje).

Emrat më të shpeshtë të lindjeve në vitin 2022 për meshkuj ishin: Ajan (232 foshnje), Noar (217 foshnje), Nil (216 foshnje), Amar (214 foshnje), dhe Troi (211 foshnje).