ShowBizzz

“Grieffe & Chic”, çdo të hënë në ABC News/ Nis për herë të parë në Europë një emision me avatar

“Grieffe & Chic” është emisioni më ri i modës, që do të trasmetohet çdo të hënë në ABC News.

Puntata e parë do të trasmetohet mbrëmjen e sotme dhe CEO i “La Griffe Academy”, Estela Koni ka ndarë disa detaje të rëndësishme në “ABC e Mëngjesit”. Ajo së bashku me 5 modelët pjesëmarrës ka zbuluar disa surpriza, duke e konsideruar këtë emision si risi, pasi për herë të parë në Europë, pjesëmarrësit janë avatar.

Koni ka theksuar se gjithçka realizohet në Itali nga një producent, që po e bën këtë gjë për Mediaset.

“Kjo është një risi, pasi është hera e parë në Europë. Është bërë vetëm në Amerikë me avatar, por në këtë rast janë modelet e La Grieffe, që kemi dashur dhe t’i promovojmë se janë vërtetë shumë të bukura.

Ndërkohë, këto bëjnë vetëm foto, japin dhe voice over që të kenë fytyrat dhe zërat e tyre avatarët. Ato nuk aktrojnë, nuk i filmon kurrëkush, bëhet gjithçka në një studio backstage.

Programi ishte një risi dhe për ne. Ne po kërkonim diçka ndryshe nga të tjerët dhe me anë të producentit italian që na ndihmojë, pasi po e bënte këtë gjë për Mediaset, i tham pse jo, mos të startojmë me Shqipërinë. ABC na hapi portat dhe e falenderojmë shumë që na hapi dyert për këtë risi, pasi nuk është shumë lehtë që të përqafosh risitë dhe me modelet e Griffe menduam të bëjmë diçka ndryshe. Besoj që kemi sjellë një program që nuk prek vetëm botën e modës, por dhe luksin në botë, prek çdo gjë që është luks, le të themi. Është një emision që është goxha i bukur. Xhirimet dhe gjithçka bëhen në Itali, nga Shqipëria i çojmë vetëm foto dhe voice over-a, gjithçka realizohet në Milano”, u shpreh ajo.

Më tej, sa i përket, puntatës së parë, Koni ka thënë: “Programi sot ka shumë gjëra, do të flasim për modele. Sot do të kemi një pjesë të një sfilate shumë të njohur, para disa kohësh të D&G. Kaq mund të zbulojë”. /abcnews.al