Shumëkush konsideron se ata që zgjohen herët janë më të pranueshëm. Megjithatë, një studim i ri zbuloi se faktorë të tjerë ndikojnë në produktivitet.
Studiuesit në ‘Brigham and Women’s Hospital’ në Boston gjurmuan modelet e gjumit të 61 studentëve që punonin me kohë të plotë në Harvard College për 30 ditë.
Ekspertët ndoqën studentët që në përgjithësi flinin të njëjtin numër orësh, edhe pse ata shkonin për të fjetur dhe zgjoheshin në periudha të ndryshme të ditës gjatë një muaji.
Njerëzit që i përmbaheshin të njëjtit rend gjumi kishin rezultate më të mira, ndërsa ata që shkonin në shtrat në orare të ndryshme gjatë javës, kishin rezultate pak më të këqija.
Hulumtuesit arritën në përfundimin se rezultatet tregojnë se të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë, lidhet pozitivisht me performancën e mirë akademike.
Gjithashtu, studime të tjera mbështesin higjienën e gjumit. Studiuesit nga Universiteti Baylor ka kryer një studim të ngjashëm në vitin 2018 duke zbuluar se sa më i parregullt të ishte orari i gjumit i studentëve, aq më keq i përballonin detyrat gjatë javës.