ShowBizzz

Hoqa dorë nga projekte me skena dashurie: Almeda Abazi flet për xhelozinë e Tolgës

Martesa me Tolgahan i ka “kushtuar” karrierën Almeda Abazit. Almeda ka treguar situatën ku aktorja refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolgës.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon.”- ka treguar ajo.

TS Poll - Loading poll ...

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj:

“Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare.”