ShowBizzz

Iniesta s’i ndal lotët, merr këtë vendim në karrierë

Superylli spanjoll, Andres Iniesta ka vendosur të ndahet me skuadrën kineze, Vissel Kobe.

Megjithatë 39 vjeçari s’e ka në plan të pensionohet ngase do të vazhdojë të luajë futboll në një destinacion tjetër.

“Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha në Barcelonë në një moment të jetës sime, por ende mendoj se është shumë larg qëllimit. Shpresoj që Xavi të jetë trajner për shumë vite, ky do të ishte një lajm i mirë për futbollin. Ardhja në Vissel Kobe do të jetë një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time. Këtu kam qenë në gjendje të rritem si njeri dhe futbollist. Dhe kam mundur të njoh këtë vend të mrekullueshëm. Ky klub është shtëpia ime dhe falënderoj Hiroshi Mikitani që respektoi dëshirën time për të vazhduar të luaj diku tjetër” ka thënë Iniesta.