Ish-boksieri Adrien Broner po përballet me një akuzë penale për shkelje të pronës private, pasi policia thotë se ai u shfaq në një kazino në Florida, ku i ishte ndaluar hyrja përgjithmonë.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Adrien akuzohet për shkelje të pronës private në lidhje me një incident të dyshuar në “Seminole Hard Rock”.
Raporti i Departamentit të Policisë së Seminoles thotë se oficerët u thirrën në kazino në prill të 2024-s, për një shkelje të dyshuar të pronës.
Ata thonë se Adrienit iu dha një ndalim i përjetshëm nga kazinoja, por pretendojnë se ai u kthye gjithsesi, duke çuar në arrestimin e tij.
