ShowBizzz

Ja kush do të jetë pjesë e kastit të filmit të Borës dhe Donaldit!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë ndarë me të gjithë publikun lajmin për filmin e tyre, një komedi-romancë e cila përshkruan hapat e historisë së tyre.

Tashmë xhirimet janë drejt fundit, e çifti ka treguar se pjesë e kastit është edhe Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Borës që ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, gjykuar edhe nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP”

Ishte kjo e fundit ajo e cila ndau një foto ku shihet me veshjet e rolit, krah Donaldit dhe Semit.

Image
Semi, Bora dhe Donaldi

Kujtojmë që çifti ishin mjaft të komentuar edhe gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Aktori brenda shtëpisë së famshme krijoi një lidhje të shkurtër me ish-banoren dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të BBVA.

Pas kësaj, Donaldi pranoi se ishte i përkushtuar për t’u rikthyer me Borën, dyshja disa muaj më vonë konfirmuan se janë rikthyer bashkë.