Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka bërë një rrëfim në lidhje me jetën e saj personale dhe karrierën ndër vite, e ftuar në. “Pushime On Top”. Jonida tha se për momentin ndihet e plotësuar dhe e qetë me veten teksa dha edhe një mesazh të fortë për femrat,
“Askush prej nesh nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Të gjithë marrim, pretendojmë, duam, ose lumturohemi kur kemi momente lumturie. Po, kam pasur momente të lumtura, ashtu siç kam dhe momente të trishta. Është me rëndësi që përpos problemeve, të zgjohesh në mëngjes sikur të jetë dita e fundit e jetës tënde. Është me rëndësi t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Ndonjëherë zoti të vë në prova të mëdha, por që e di që ti mund t’i përballosh.
Në kohën që po jetojmë është e rëndësishme të jesh diskret me jetën private. Unë kam qenë nga ato natyrat që gjithçka e kam shprehur. E kam shprehur publikisht. Nuk e kam vrarë mendjen. Por tanimë duke qenë nënë, duke qenë pak më e pjekur, kam vendosur që jetën time private ta kem të tillë. Edhe unë e shijoj më shumë dhe të tjerët e shijojnë më shumë. Jeta nuk është Instagram. Aty të gjithë shfaqemi të bukur, të kuruar, tregojmë vetëm anën tonë pozitive. Unë nuk mund të të them “jam-s’jam”. E rëndësishme është që unë jam në paqe me veten. Femrat duhet të mësohen të rrinë vetëm, të rrinë vetëm për një kohë të gjatë. Nëse ti fillon të varesh nga një qenie tjetër, je groposur”, tha Jonida.