Të gjithë e dimë se kur rritet merkuri, netët bëhen të vështira për ata që nuk kanë kondicioner ose nuk duan ta ndezin, sepse u vështirëson frymëmarrjen.
Sidoqoftë, ekziston një trik me ventilatorin që mund t’ju japë freski në një natë të nxehtë. Kjo është teknika e ventilimit kryq ose lëshimit të nxehtësisë.
Gjithçka që ju nevojitet është një ventilator dyshemeje që mund të vendoset përballë një dritareje të hapur.
Domethënë, në vend që ventilatori të na fryjë direkt teksa jemi të shtrirë në shtrat, sekreti është ta kthejmë në mënyrë që të jetë pranë një dritareje të hapur.
Konsulenti i dizajnit mjedisor me bazë në Zelandën e Re, Nelson Lebo, rekomandon vendosjen e ventilatorit në një anë të dhomës, përballë dritares pasi temperatura e jashtme do të bjerë nën atë brenda shtëpisë.
Me këtë teknikë aktivizohet rryma e tërthortë e ajrit ku ajri i ngrohtë kanalizohet jashtë shtëpisë dhe ajri i ftohtë hyn brenda.
Për Nelson Lebo kjo metodë është më praktike sesa vendosja e ventilatorit përpara nesh ndërsa flemë, një praktikë që than hundën dhe rrugët e frymëmarrjes.