Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të cilat pritet të shtohen gradualisht gjatë ditës.
Sipas parashikimit, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve shumë të lehta të shiut, me intensitet të ulët dhe sasi nën 1 milimetër.
Temperaturat minimale gjatë orëve të mëngjesit pritet të jenë rreth 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pritet të ketë tendencë të forcimit.
Ndërkohë, presioni atmosferik pritet të shënojë rënie graduale, nga rreth 1010 hPa në 1002–1005 hPa, duke sinjalizuar afrimin e një sistemi atmosferik më të paqëndrueshëm.
