Kuriozitete

Moti/ Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Sipas SHMU-së, reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e  shtrëngatave  shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Të Ngjashme