Efi ka qenë një tjetër personazh i cili arriti të fitonte zemrën e mijëra shqiptarëve. Përveç fituesit të Big Brother Vip 2, Luizit dhe Oltës, Efi ishte banorja tjetër e cila u përfol se mund të ishte fituesja e këtij edicioni.
Me daljen e saj nga shtëpia sigurisht që ka patur dhe një bum ofertash për të. Si duket ajo është duke u bërë gati për të qenë pjesë e televizionit.
Së fundmi, Efi ka bërë nëj bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku dhe ka zbuluar diçka më tepër. Një prej ndjekësve të saj e ka pyetur: A do të shohim së shpejti me ndonjë program televiziv?.
Efi është përgjigjur: Në pritje, në pritje të gjërave të bukura.
Ndërkohë , një person tjetër e ka pyetur në se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten.
“Unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”, u përgjigj Efi.