Lajme

KUJDES! Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, kryeministri Rama nxjerr videon: 1,100 masa administrative në një javë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar forcimin e kontrolleve për sigurinë rrugore, duke bërë të ditur se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor pritet të vihen së shpejti në funksion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se vetëm gjatë javës së fundit janë vendosur 1,100 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve për tejkalim të shpejtësisë. Sipas tij, në disa raste automjetet janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi deri në 230 km/h.

NEWS  Skandali “Durana”, si Rama krijoi parajsën fiskale për “grupet kriminale” të AKSHI-tKreu i qeverisë theksoi se aktivizimi i kamerave do të rrisë monitorimin dhe kontrollin në akset kryesore rrugore, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve.

Rama u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke vënë theksin te shmangia e përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike dhe tejkalimit të kufijve të shpejtësisë.

NEWS  Plagosja e 3 personave, autori i maskuar me paruke ngatërroi shënjestrën! Objektiv dyshohet se ishte nipi i …“Siguria rrugore mbetet prioritet. Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore”, shkroi Rama.

Ai shtoi se shpejtësia e lartë vijon të përbëjë një shqetësim serioz për sigurinë në rrugë, duke përsëritur apelin për një drejtim më të përgjegjshëm të automjeteve.

NEWS  Policia tërheq zvarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent

Të Ngjashme