Lajme

Kur Goxhaj rrinte maleve krah UÇK-së, ata që e sulmojnë sot bënin miliona nga fondacionet

Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari…

Më kapi syri një postim të KM mbi figurën e një prej zërave të protestës, Dritan Goxhaj.

Qesha me postimin, se dukshëm pashë dorën e një farë zotnie të PR-it, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe është hedhur në botën e spin-it. Për më shumë, ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë.

Mërgimtari ynë ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.

Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhajt është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku Goxhaj ndan mendimin se aventura amerikane në Iran është një dështim ushtarak. Menjëherë ai sulmohet si iranian.

See also  Këmbimi valutor 26 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraNdërkohë, bota matanë oqeanit, ku të zotët e luftës kanë halle me votuesit e tyre, zërat kundërshtues nuk kanë pasur as mirësinë të jenë më të përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një forcë jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.

Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër. Këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas.

Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj,

Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me fondacione ku bëheshin para, ai ndodhej në llogoret e Kosovës, në një kohë kur historia shkruhej me gjak. Djalë i një ushtaraku, i cili la Tiranën dhe doli maleve me UÇK-në, Dritan Goxhaj e ka treguar me vepra përkushtimin e tij për atdheun.

See also  I riu që vrau 57-vjeçarin ishte në makinë me nënën dhe bashkëshorten, gruaja e Petrit Ndout pa tmerrin me sy: E godiste me çekiç në kokë, nuk ndalonte (DËSHMITË)Fyerjet ndaj tij si pro-iranian, islamik apo të tjera si këto janë një përpjekje e ulët për të baltosur një njeri që flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh.

Prandaj, kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestës, ky është një ogur i mirë se më në fund njerëz me zemër po i dalin zot vendit.

Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re”, atëherë edhe unë jam me të, ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë.

Të Ngjashme